Lazim Destani merr në pronësi dy stadiume në Tetovë, ja sa milionë euro pritet të investojë

219

Me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës sot u miratua që dy stadiumet e Tetovës ti jepen Lazim Destanit – Ecologut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafi Maqedoni edhe shefi i kabinetit të Teuta Arifit, Armend Fazliu. Kompania Ecolog do të investojë mbi 8 milionë euro në të dy stadiumet që priten të përmbushin standardet e UEFA-s.

Sipas ofertës nga Ecolog dy stadiumet do të rinovohen brenda 24 muajve. Siç mëson portali TetovaSot, Ecolog shumë shpejt do të del me planin detal se si do të duken dy stadiumet e Tetovës.

Ndryshe, sot vetëm këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk morrën pjesë në këtë mbledhje që do të thotë se kanë qenë kundër marrjes së stadiumeve nga Ecologu.