Largohet nga Atletico Madrid, transferohet në Arsenal (Foto)

318

Arsenal pret një përforcim të madh nga Atletico Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se “Gunners” janë të interesuar për blerjen e mbrojtësit Jose Gimenez, përcjell “Lajmi.net”.

Por, klubi nga Vicente Calderon do ta lejojë largimin e tij vetëm në rast të pagesës së dëmshpërblimit me vlerë të lartë prej 56 milionë euro.

Arsenal është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas lëndimit të rëndë të Per Mertesacker i cili do të mungojë për katër muaj.