Largohet basketbollisti amerikan i Kosovës

205

Basketbollisti amerikan që mbrojti ngjyrat e Kosovës në këto eliminatore, Justin Doellman është larguar drejt Barcelonës.

Për rrjedhojë ai do të mungojë në ndeshjen e fundit që Kosova e luan kundër Bullgarisë.

Ai edhe pse ka shkuar më herët, nuk ka harruar që ta falënderoj FBK-në.

“Është kënaqësi të kthehesh te Barcelona! Dua ta falënderojë FBK-në për mundësin dhe profesionalizmin. Gjitha të mirat”, ka shkruar Doellman.

Ai është kthyer në Spanjë pasi Barcelona e zhvillon ndeshjen e Superkupës pas disa ditësh.