Largim me peshë, Broja e mbyll bashkëpunimin me Partizanin

481

Rron Broja, është larguar edhe përfundimisht nga Partizani, shkruan Gazetasheshi.com.

Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur largimin nga kryeqytetasit.

Futbollistët me të kuqtë i ka skaduar kontrata dhe një marrëveshje për rinovimin në mes palëve nuk u arrit.

Tani, mitrovicasi është lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre për aventurën e re.

25 vjeçari me të kuqtë ka luajtur për dy sezone, ndërsa me parë ka luajtur edhe për Shkupin dhe Trepçën ’89.

/Gazeta Sheshi/