Laporte i bashkohet Manchester City-t

143
Aymeric Laporte është pajtuar që t’i bashkohet Manchester City-t nga Athletic Bilbao gjatë verës, transmeton e përditshmja ‘Sport’.

Pep Guardiola ka filluar qysh tani të mendojë për skuadrën e tij të re, Manchester City-n.

Mbrojtësi i talentuar francez, klauzola e të cilët është 50 milionë euro, duket se dëshiron t’i bashkohet skuadrës angleze, e cila do të udhëhiqet nga Pep Guardiola sezonin e ardhshëm.

Mediat britanike e ato spanjolle, kanë raportuar se Pep Guardiola ka telefonuar lojtarin dhe e ka bindur që të transferohet në ‘Etihad Stadium’ gjatë afatit kalimtar të verës.