Lamtumirë Real Madrid, Pepe befason me klubin e ri

210

Qendërmbrojtësi i Real Madrid, Pepe mund të largohet nga klubi duke u rikthyer në Porto.

Presidenti i Portos, Jorge Pinto Da Costa ka konfirmuar interesimin për transferimin e qendërmbrojtësit.

Por, ai pranoi se rroga mund të paraqet problem. “Ne duhet të jemi realist, rroga prej mbi 5 milionë euro komplikon gjithçka”, deklaroi Da Costa për “AS”.

“Por, ende shpresoj se ai do të kthehet, por nuk mund ta garantoj”, theksoi ai. Pepe ka kontratë me Real Madridin deri më 2017.