Lamtumirë Real Madrid, Isco befason me klubin e ri (FOTO)

496

Isco është shumë pranë transferimit në Juventus.

Isco më në fund mund të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Zinedine Zidane.

Andaj, ai është i gatshëm të nënshkruajë me një klub të ri.

Dhe, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Isco është afër transferimit në Juventus, përcjell Lajmi.net.

Por, ende ekziston një dallim mes ofertës dhe kërkesës.

“Bianconerët” kanë ofruar 30 milionë euro, kurse Real Madrid kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij.