Lamtumirë Man Utd, Januzaj befason me klubin e ri (FOTO)

323

Adnan Januzaj është shumë afër transferimit në Sunderland.

Adnan Januzaj do të huazohet sërish nga Manchester United.

Mesfushori kërkohet nga klube të ndryshme, përfshirë Milanin.

Por, brenda javës pritet të nënshkruajë me Sunderlandin, raporton e përditshmja britanike “Telegraph”, përcjell lajmi.net.

“Red Devils” janë të gatshëm ta aprovojnë largimin e Januzajt, në formë të huazimit deri në verën e vitit të ardhshëm.

Jose Mourinho nuk dëshiron ta shesë futbollistin, edhe pse ai nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në “Old Trafford”.