Lajm katastrofë për Realin: Varane dhe Kroos nuk udhëtojnë për Barcelonë

166

Lajme jo shumë të mira vijnë për Zinedine Zidanen nga infermieria në prag të sfidës së El Clasicos. Varane nuk ka stërvitur gjatë ditës së premte për shkak të një lëndimi që ka pësuar me përfaqësuesen franceze dhe është pothuajse jashtë listës së futbollistëve që do udhëtojnë për në Barcelonë, transmeton Gazeta Sheshi.

Një goditje tjetër vjen edhe nga Toni Kroos që është detyruar ta braktisë seancën stërvitore për shkak një lëndimi në këmbën e djathtë, dhe sipas gjitha gjasave do jetë i pushuar për El Clasico.

/Gazeta Sheshi/