Lajm katastrofal për Realin para duelit ndaj Vilarealit

203

Kur dukej se skuadrës së Zinedine Zidanes po i shkonte gjithçka për dore, vjen një lajm i keq nga infermieria, me ç’rast tekniku francez nuk do të mund të llogarisë në disa futbollistë për sfidën e së mërkurës përballë Vilarealit, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Gareth Bale dhe Dani Carvajal kanë ndjerë shqetësime muskulare, me ç’rast edhe janë lënë të lirë nga Zidane për sfidën ndaj “Nëndetëses së Verdhë”. Kjo njëherit do jetë edhe finalja e parë nga pesë të mundshmet për mbretërit në luftën për titullin e kampionatit spanjoll, pasi tani ndodhen vetëm një pikë larg liderit Barcelona, që nuk ka fituar tani e një muaj.

/Gazeta Sheshi/