Lajm i tmerrshëm për Liverpoolin: ky lojtar i thotë lamtumirë sezonit

199

Liverpooli do të mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesorë në skuadër për pjesën tjetër të sezonit. Tashmë trajneri i skuadrës nga Anfield duhet ti bëjë llogaritë pa mesfushorin gjerman Emre Can, i cili do qëndrojë gjashtë javë jashtë fushave të blerta, transmeton Gazeta Sheshi.

Emre Can ishte detyruar ta braktisë fushën e lojës në duelin e çerekfinales përballë skuadrës së Dortmundit, pasi kishte lënduar këmbën e djathtë.

Pas testeve mjekësore u mësua se reprezentuesi gjerman ka lënduar ligamentet e këmbës dhe se do qëndrojë të paktën gjashtë javë jashtë fushave të blerta. Me këtë rast Emre Can do ti mungojë të kuqve për duelin e gjysmëfinales në Ligën e Europës përballë Villarrealit, deri sa vështirë se do kthehet para fundit të sezonit.

/Gazeta Sheshi/