Laçi përforcohet me lojtarin e Skënderbeut

457

Laçi tepër aktiv në merkato. Kurbinasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme, një tjetër afrim të rëndësishëm në skuadër.

Bëhet fjalë për portierin Mario Dajsinani, i cili është larguar kështu nga Skënderbeu, duke iu bashkuar bardhezinjve të Shpëtim Duros.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, ku Dajsinani shfaqet duke nënshkruar me kurbinasit.

“Goditja e radhës në familjen bardh e zi. I urojmë suksese zyrtarizimit më të ri, Mario Dajsinani”, shkruan klubi i Laçit në faqen zyrtare.

Vlen të theksohet fakti se gardiani 22-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e Besës, Partizani, Erzenit si dhe Skënderbeut. Te korçarët Dajsinani në sfidat e fundit, e humbi vendin e titullarit, pasi zgjedhje e parë u bë gardiani Rexhepi.