Kylian Mbappe me shpejtësi rekord, francezi ia kalon edhe Boltit

500

Përveç aftësive të shkëlqyera me topin, sulmues i Francës, Kylian Mbappe, njihet edhe për shpejtësinë falë së cilës lë pas kundërshtarët.

E pësoi kështu edhe Hummels të cilit fillimisht iu shkëput me 34 km/h e më pas arriti një pik prej 37,6 km/h.

Gjithçka në 43 metra fushë, ndërkohë që në të njëjtën gjatësi Usain Bolt nuk shkoi përtej 37,5 km/h kur vendosi rekordin botëror. Megjithatë, në këtë Europian, lojtari i PSG-së, nuk është i vetëm, për sa u përket lojtarëve më të shpejtë.

Vendin e dytë e mban mbrojtësi i Italisë, Leandro Spinazzola. Ky i fundit në ndeshjen ndaj Zvicrës ka kapur shifrën 33.8 km/h, gjatë një aksioni. Për të mbyllur podiumin vjen Daniel James i Uellsit i cili ka kapur 33.5 km/h.