Ky trajner do ta zëvendësojë Agron Selmanin te Ferizaj

407

Pas vetëm katër xhirosh të Vala Superligës erdhi dorëheqja e parë. Agron Selmani dhe Ferizaj i ndajtën rrugët mëngjesin e sotëm.

Selmani shpjegoi arsyet e dorëheqjes, duke thënë se pavarësisht rezultateve, Ferizaj është në rrugë të mirë.

Ndërkohë, Gazeta Sheshi merr vesh se ekipin do ta drejtojë ndihmëstrajneri, Rexhep Murseli deri në momentin kur kryesia do të emërojë shefin e ri të shtabit teknik.

Gjatë ditës, kryesia e Ferizajt pritet t’i shqyrtojë disa propozime për “timonierin” e ri për të nisur më pas bisedat.

Ferizaj në fundjavë është nikoqir i Trepçës ’89.