Ky futbollist ishte në Aeroportin e Brukselit në momentin e sulmit

153

Sulmuesi i Norwichit, Dieumerci Mbokani është i “tronditur” por nuk pësuar asnjë dëmtim pas shpërthimeve të sotme në aeroportin e Brukselit.

Mbokani, ishte në aeroport në momentin e dy shpërthimeve por Norwich ka njoftuar se futbollisti tashmë gjendet në shtëpi, shkruan “Lajmi.net”.

Mbi 34 persona kanë humbur jetën dhe me qindra pësuan lëndime të rënda pas sulmeve terroriste në aeroport dhe metronë e qytetit, kanë njoftuar autoritetet belge.

Skuadra e Belgjikës ka anuluar stërvitjen e sotme në shenjë respekti ndaj viktimave të sulmit.