Ky është trajneri që refuzoi Argjentinën

159

Kombëtarja argjentinase mbetet ende pa trajner, që nga largimi i Tata Martinos.

Pas refuzimit të bërë nga Marcelo Bielsa, që konsiderohej si kandidati numër një për stolin argjentinas, ka ardhur edhe refuzimi i trajnerit Jorge Sampaoli.

Fituesi i Kupës së Amerikës 2015 me Kilin, prej pak kohësh ka firmosur me Sevillan duke marrë vendin e Unai Emeri që shkoi te PSG dhe për këtë nuk ka preferuar ta mbyllë aventurën spanjolle ende pa lindur mirë.

“Mora një telefonatë nga Presidenti i Federatës Argjentinase por do të ishte një mungesë përgjegjësie nga ana ime nëse do të lija Sevillan”, deklaroi Sampaoli.

Pas refuzimit të bërë nga Sampaoli, tani alternativat për stolin e Argjentinës mbetet dy, Ramon Diaz dhe Carlos Bianchi. /