Ky është trajneri i Drenicës për edicionin e ri

138

Fadil Rama do të jetë trajner i Drenicës për edicionin 2020/21.

Trajneri i shquar ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi në mbledhjen e mbajtur sot.

Lajmi është konfirmuar nga Rama për gazetën.

“Po, mund të konfirmoj që kemi arritur marrëveshje me kryesinë e Drenicës që unë të jem trajner i ekipit për sezonin e ri”, deklaroi Rama për Gazetën Olle.

“Jam optimist që do t’i arrijmë objektivat e vendosur nga kryesia”, shtoi ai.

Rama pati guxim të marrë drejtimin e Drenicës në kohën më të vështirë për ekipin nga Skenderaj, ku qëndrimi në elitë dukej shumë e vështirë, megjithatë drenicasit ia dolën të mbijetojnë në fund.