Ky është super goli i Manajt ndaj Juventusit (Video)

121

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në finalen e Kupës së Italisë për të rinj, ku Interi zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës ndaj Juventusit, duke fituar ndeshjen e kthimit 2-1. Zikaltrit kishin fituar edhe në Torino 1-0.

Talenti shqiptar realizoi një supergol në minutën e 76 të ndeshjes, atëherë kur Interi humbiste 0-1, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89 të ndeshjes, pas dy të verdhëve.