Ky është rezultati i Partizanit në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

462

Partizani është ndarë në barazim 1­1 sot me Ferencvaroshin, në vajtjen e turit të dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

Një ndeshje që Partizani e kishte marrë me frikë, me të drejtë, sepse Ferencvaroshi është një emër i madh dhe në formacion kishte lojtarë me emër, mjafton të përmendim Zoltan Gerën, i cili sot u shpall nga UEFA si shënuesi i golit më të bukur në Europian. Megjithatë, në futbollin modern nuk ka më emra të mëdhenj e favoritë dhe Partizani mund dhe duhej të fitonte sot.

Një ndeshje e bukur, shumë e ekuilibruar në pjesën e parë, ku rastet për shënim ishin thuajse zero, por me rënien e temperaturave u ndez loja. Në pjesën e dytë Partizani e nisi frikshëm, me një supergol të talentit Realdo Fili, tashmë i konfirmuar te Partizani, por pikërisht Fili pak minuta më vonë humbi një mundësi të artë për të çuar rezultatin në 2­0. Nëse nuk shënon, do ta pësosh dhe kjo ndodhi në minutën e 71­të, kur i sapofuturi Bode depërtoi bukur në krahun e mbrojtur nga Arapi dhe mposhti edhe portierin Alban Hoxha, me një gjuajtje nga një pozicion shumë i prirët.

Goli tronditi Partizanin dhe më pas hungarezët goditën edhe shtyllën, duke dominuar për minuta të tëra, por mbaroi 1­1, me Partizanin që del nga kjo ndeshje me keqardhjen e madhe se kishte mundësi për më shumë. Tani kthimi është shumë i ndërlikuar, sepse duhet fitore, ose barazim me gola