Ky është reagimi i parë i Bledi Shkëmbit që pas shkarkimit nga Ballkani

5765

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i FC Ballkanit. 41 vjeçari nga Korça u shkarkua pas disfatës së fundit të pësuar në shtëpi nga Arbëria (3-2), shkruan Gazetasheshi.com.

Klubi njoftoi në orët e pasdites se ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me Shkëmbin, derisa ai kishte thënë që do të merrte përgjegjësinë ndryshe, por rrethanat nuk e lejojnë për ta bërë një gjë të tillë, pasi që duhet punuar për tri ndeshjet e mbetura deri në fundin e kampionatit.

Ç’është e vërteta, drejtuesit e klubit nuk e pritën fare dhe e shkarkuan menjëherë, teksa tashmë ndodhen një prapa luftës për titullin kampion.

Tekniku korçar ka hedhur një imazh me qenin e tij në llogarinë personale, duke treguar se po kalon kohë të mira, pavarësisht ngjarjeve të fundit.

Shkëmbi erdhi në janarin e këtij viti te Ballkani, pasi që e zëvendësoi kryetrajnerin Ismet Munishi.

Ai më parë kishte drejtuar edhe Lirinë e Prizrenit në Kosovë.

/Gazeta Sheshi/