Ky është mbrojtësi që po i tmerron kundërshtarët me gola

271

Arbër Potoku është vetëm një futbollist i vijës së fundit në skuadrën e Trepçës ’89, por që deri më tani ka realizuar plot katër gola në po aq përballje sa kanë zhvilluar minatorët në ndeshjet parasezonale, shkruan Gazeta Sheshi.

Potoku i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes ka realizuar fillimisht dy gola në duelin miqësor të 3 gushtit në Riza Lushta, që Trepça ’89 e triumfoi përballë 2 Korrikut (4:0).

Ndërkohë, Potoku me dy gola kontriboi edhe në miqësoren tjetër të cilën ’89shi e triumfoi bindshëm përballë Ulpianës, në duelin e zhvilluar vikendin që lëmë pas në Riza Lushta.

Po ashtu Potoku ka patur paraqitje fantastike edhe në repartin e mbrojtes së bashku me kolegët e tij, duke pranuar vetëm dy gola në katër përballjet kontrolluese, duke na dëshmuar të kundërtën përkundër shumë largimeve nga ky repart që ndodhën në këtë afat kalimtar.

/Gazeta Sheshi/