Ky është largimi i parë i Chelsea-t për sezonin e ri

134

Aventura e mesfushorit brazilian Oscar në skuadrën londineze Chelsea duket se ka ardhur në fundin e saj. Trajneri i ri i bluve të Londrës, Antonio Conte, ka vendosur ta hedhë në tregun e transferimeve mesfushorin sulmues, deri sa tashmë kanë ardhur edhe ofertat e para për të, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjiganti italian Juventus nuk ka vonuar shumë dhe dëshiron të përfitojë nga rasti duhet tentuar ta rrëmbejnë Oscar-in. Njëra ndër arsyet kryesore për largimin e tij do jetë mos prezenca e skuadrës së Chelsea-t në Ligën e Kampionëve, deri sa mund të ketë edhe largime të tjera në fundin e sezonit.

Ylli tjetër i skuadrës Eden Hazard gjithashtu ka paralajmëruar largimin, ndërkohë që mësohet se skuadra spanjolle Real Madrid është e interesuar për shërbimet e belgut.

/Gazeta Sheshi/