“Ky është budall!”, Khedira rrezikon dy ndeshje!

172

Sami Khedira është ndëshkuar karton të kuq, pasi ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Ricoli, në derbin e fituar 4-1 ndaj Torinos. Por, rrezikon që të mos luajë për dy ndeshje, pasi duke dalë nga fusha e lojes, kamerat dhe arbitri i katërt e kanë kapur teksa përsëriste “ky është budall”, “ky është budall”, drejtuar arbitrit kryesor, që ishte protagonist me shumë vendime kunder Torinos.

Reprezentuesi gjerman ishte duke kaluar në një formë fantastike me gjigantin italian këtë sezonë, mirëpo ky karton i kuq mund ti prishë punë atij, pasi tani duhet të ndjekë ndeshjet e e rradhës nga tribunat.