Kurda zbulon sa para do fitojnë nga transferimi i Milot Rashicës te Norwich City

1478

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ka kompletuar transferimin te Norwich City nga Werder Bremen.

Rashica befasisht vendosi t’i bashkohej skuadrës së Premierligës, derisa ende nuk është bërë e ditur se sa ka kushtuar ky transferim.

Transferimi i Rashicës te Norwich do t’i konvenojë edhe shkollës së futbollit “Kurda”, ku futbollisti kishte kaluar katër vite e gjysmë.

Kryesori i shkollës, Mehmet Kurda, njëkohësisht ish trajneri i Rashicës për lajmi.net, ka treguar se para pritet të fitojë nga ky transferim.

“Na ende nuk kemi fituar por pritet, kjo është procedura që merret UEFA. Herën e parë nga Werder ne kemi përfituar, shënimet janë atje, pra kjo rregullore është në mënyrë automatike”.

“Për çmim nuk dihet. Ekziston mundësia me qenë rreth 150 – 160 mijë, se këtu hynë pesë për qind të transferimit. Vittesse është e para, na jemi të dytit dhe Vushtrria është diçka më pak se na, për shkak se tek ne ka qenë për katër vjet e gjysmë të plota nga 2008 – 2012 ka qenë pjesë e jona. Pastaj ka shku një kohë te Vushtrria”.

“Çmimi duhet të jetë rreth aty, është për qindëshi, aty hymë ne, Vittesse dhe Vushtrria. Kjo është shenjë e mirë, nuk ka rëndësi fitimi, me rëndësi është që kjo është shembull që edhe shkollat e tjera me punu se kanë ardhur koha të tjera, mund të përfitojnë edhe shkollat e tjera, me ja pa hajrin kësaj pune”.

Ndërkohë, thuhet se edhe klubi futbollistik Vushtrria që së fundmi u bë më kryesi të re do fitojë një vlerë të mirë nga kalimi i Rashicës te Norwichi.