Kuqezinjtë pësojnë dy gola në 12 minuta lojë

173

Është mbyllur pjesa e parë e lojës ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë, me shifrat 2-0 për vendasit. Në fakt rezultati është regjistruar në 12 minutat e para të lojës, në të cilën kuqezinjtë ishin krejtësisht të çoroditur, transmeton Gazeta Sheshi.

Një lojë që nuk i përngjan aspak kombëtares shqiptare, u ndëshkua nga Janko dhe Harnik, duke dëshmuar qartasi fuqinë e kombëtares austriake.

/Gazeta Sheshi/