Kuotat për ndeshjen e sotme, Drita favorite e madhe ndaj Llapit

528

Llapi dhe Drita takohen sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Llapjanët ende nuk kanë siguruar mbijetesën, teksa gjilanasit po luftojnë për mbrojtjen e titullit.

Skuadra nga Podujeva renditet e shtata me 33 pikë, kurse skuadra nga Gjilani është e dyta me 58 pikë dhe me fitore eventuale ose barazim do rikthehej në pozitën e parë.

Kompanitë e basteve e kanë lënë pa gjasa sot Llapin ndaj Dritës. Fitorja e tyre ka kuotën 8.1, kurse fitorja e Dritës 1.3. Barazimi ka kuotën 5.15.

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.