Kuotat për ndeshjen e sotme, Drenica “pa gjasa” ndaj Prishtinës

248

Ndeshja e sotme mes Drenicës dhe Prishtinës pritet të jetë mjaft interesante, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Skenderaj është duke luftuar për mbijetesë, teksa kryeqytetasit për titull.

Drenica momentalisht renditet në pozitën e tetë me 30 pikë, pozitë e cila nuk i siguron mbijetesën, por vetëm ndeshjen e barazhit.

Në anën tjetër, Prishtina renditet e treta me 54 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita. Por, edhe “Intelektualët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë sot, ndaj Llapit.

Kompanitë e basteve e kanë lënë pa gjasa sot Drenicën ndaj Prishtinës. Fitorja e tyre ka kuotën 8.4, kurse fitorja e Prishtinës 1.35. Barazimi ka kuotën 4.5.

Ndryshe, ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 15:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt.