Kundërshtarët më të mëdhenj të Prishtinës në pesë xhirot e fundit!

2590

Prishtina është futur në ‘sprintin’ final të kampionatit, ndërkohë që kërkon ta rikthejë titullin e munguar në kryeqytet prej tetë vitesh.

Për ta arritur këtë gjë ‘bardhekaltërit’ do të përballen me pesë kundërshtarë të vështirë deri në mbylljen e këtij kampionati, shkruan Gazetasheshi.com.

Sfidat kryesore të prishtinasve janë ato dy xhirot e fundit kampionale, teksa do të përballen me kundërshtarë jashtëzakonisht e vështirë.

Aktualisht Prishtina ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 66 pikë, një më pak se Ballkani, ekip të cilin do ta pret në xhiron e fundit të kampionatit në “Fadil Vokrri”.

Pesë ndeshjet e fundit të Prishtinës:

Xhiro 32: Llapi – Prishtina (02/05/2021)
Xhiro 33: Besa – Prishtina (05/05/2021)
Xhiro 34: Prishtina – Feronikeli (09/05/2021)
Xhiro 35: Gjilani – Prishtina (16/05/2021)
Xhiro 36: Prishtina – Ballkani (23/05/2021)

/Gazeta Sheshi/