Kundërshtarët e mbetur të Barcelonës dhe Real Madridit deri në fund

194

Barcelonën dhe Reali Madridin nuk i pret një orar shumë i vështirë deri në fund të kampionatit.

Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga me 76-të pikë, përkundër humbjes nga Real Madridi, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund.

Katalunasit në shtatë ndeshjet e mbetura luajnë ndaj Sociedadit (M), Valencias (V), La Corunas (M), Gijonit (V), Betisit (M), Espanyolit (V) dhe Granadas (M).

Ndërsa Real Madridi përballet me Eibarin (V), Getafen (M), Villarrealin (V), Rayo Vallecanon (M), Real Sociedadin (M), Valencian (V), dhe La Corunan (M)