Kundërshtarë aspak të lehtë për Llapin, mund të ndeshet me gjigantët ballkanik në rrethin e parë

3831

Pas shumë viteve duke e kërkuar Evropën, Llapi më në fund ia ka dalë të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Megjithatë duke qenë për herë të parë pjesëmarrëse në Evropë edhe koficienti i tyre është i ulët dhe do të ketë punë të vështirë në rrethin e parë.

Llapjanët kanë mësuar emrat e katër skuadrave ku me njërën nga to do të përballet.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë qenë të pafat, pasi dy nga kundërshtarët e mundshëm janë skuadra shqiptare si Shkupi nga Maqedonia dhe Partizani nga Shqipëria.

Padyshim kundërshtari më i vështirë është gjiganti slloven dhe ballkanik NK Maribor.

Derisa skuadra më e lehtë në letër që mund të ndeshet Llapi është Tre Penne nga San Marino.