Kuka ndihet krenar për suksesin historik me Malishevën

185

Me 27 ndeshje të zhvilluara, 19 fitore, 3 barazime, dhe 5 humbje, dhe gjithsej 60 pikë të tubuara, skuadra e Malishevës, e drejtuar nga Arsim Thaçi, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës së futbollit kosovar.

Kujtojmë që skuadra e Malishevës për një kohë të shkurtër, të krijoj një grup futbollistësh që ia kanë mundësuar kësaj skuadreje, ngjitjen në majat më të larta të futbollit të Kosovës.

Golashënuesi i ditës së sotme, Viktor Kuka në një intervistë për GazetaBlic Sport u deklarua shumë i kënaqur me këtë arritje historike.

“Është një ndjenjë e veçantë pasi që jam tri herë kampion i Superligës së Kosovës, kurse sot e arrita edhe një sukses tjetër në krijimin e historisë me klubin e Malishevës” tha shkrutimisht Kuka.