Kufjet që identifikojnë njerëzit (FOTO LAJM)

164

Teknologjia kohët e fundit ka njohur zhvilime të mëdha duke bërë që herë pas here njeriu të njihet me shumë pajisje që ju vijnë në ndihmë për të plotësuar nevojat e tyre.

Së fundi kompania japoneze NEC ka njoftuar se ka krijuar një palë kufje që mund të identifikojnë përdoruesit e tyre. Sipas NEC, teknologjia funksionon duke luajtur muzikë dhe më pas duke kontrolluar se si valët rezonojnë në kanalin e veshit të përdoruesit. Nëpërmjet një kontrolli biometrik, kufjet mund të kryejnë të njëjtin funksion si skanimi i gjurmëve të gishtave apo të syrit.

Kompania japoneze thotë se synon ta hedh në treg këtë produkt para vitit 2019, një teknologji që d të mundësojë identifikimin në një sekondë, është vlerësuar nga ekspertët si një alternativë e mirë për fjalëkalimet, por mund të keqpërdoret edhe kundër përdoruesve të saj për vjedhjen e tyre.