Kuçi: Amerika ka dashur ta bëjë Gjykatën Speciale

140

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është bërë me kërkesë dhe “presion pozitiv” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një bisedë në një emision të televizionit publik të Kosovës, Kuçi ka thene se “Amerika ka dashur që ta bëjë gjykatën”.

Ministri i Drejtësisë po ashtu ka thënë se Kosova ka pranuar letra nga krerët më të lartë të SHBA-ve për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Nëse presidenti [Barack] Obama, zv/presidenti [Joe] Biden dhe sekretari [John] Kerry çojnë letër dhe bëjnë presion, por presion pozitiv, atëherë duhet të bëhet. Kosova ka bashkëpunuar edhe me Tribunalin e Hagës, ka qenë një balanc politik dhe ka dalë e pastër”, ka thënë Kuçi.