Kthehet gazi lotsjellës në Kuvend

172

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilin po shqyrtohej projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, gjendej në zyrën e grupit parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës, kur ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Vetëvendosje ka publikuar momentin e hedhjes së lotsjellësit në mbledhjen e sotme te Komisionit ne Kuvend.

Në shënimin e VV-së në rrejte sociale, shkruhet: “Arroganca e pushtetit, që përkundër fakteve të pakontestueshme po insiston në ratifikimin e demarkacionit, do të përballet me rezistencë të fuqishme. Kosova nuk ka tokë për të falur!”