Kroos i replikon ashpër yllit të Chelseas pas ndeshjes!

447

Polemika pas Chelsea-Real Madrid.

Pas gjysmëfinales së Champions League të fituar nga Blutë, Mason Mount ka thënë:

“Kam dëgjuar njërin nga lojtarët e tyre të thotë para ndeshjes së nuk do ta humbnin gjumin për lojtarë individualë. Tani duhet ta humbin duke menduar për skuadrën tonë”.

Fjalë këto që nuk janë pëlqyer nga Toni Kroos, i cili është kundërpërgjigjur menjëherë në Twitter:

“Vazhdoj ta bëj gjumin shumë mirë. Urime për dje. Fat të mbarë për finalen tuaj të parë në Champions”.