Kroacia fiton miqësoren me Izraelin, shkëlqejnë lojtarët e Interit

145

Kroacia ka regjistruar fitore në miqësoren e zhvilluar ndaj Izraelit. Kroatët fituan me rezultatin 2-0, falë golave të futbollistëve të Interit Brozovic dhe Persic.

Mesfushori 23-vjeçar i dha avantazhin skuadrës në minutën e 4′, ndërsa vetëm 30 minuta më pas ishte Marcelo Brozoviç që dyfishoi shifrat. Të dy futbollistët e zikaltërve kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë ku arritën dhe ti jepnin fitoren skuadrës.

Në fraksionin e dytë të takimit nuk ka pasur gola pavarësisht rasteve të tentuara, gjithçka u mbyll 2-0 për vendasit.