Kriza e Milanit, Mihajlovic kërkon falje

142

Milani ka lëshuar fitoren nga duart ndaj Atalantas, nga 0:1 në fund humbën me rezultat 2:1.

Kjo ishte ndeshje e katërt me radhë për Milanin pa fitore. Nga këto katër ndeshje, Milani ka marrë vetëm dy pikë derisa ka dy humbje.

Padyshim që kjo e ka irrituar tej mase trajnerin, Sinisa Mihajlovic, i cili u ka kërkuar falje tifozëve duke marrë ai përgjegjësinë për formën e dobët që po kalojnë.

“Dy pikë nga katër ndeshje janë shumë pak. I kërkoi falje tifozëve dhe unë marr përgjegjësinë për këtë. Ne do të punojmë shumë në stërvitje derisa kjo situatë të zgjidhet. Pasi jam këtu edhe pas xhiros së 31’të, kjo do të thotë diçka. Ajo çka unë dua është që të gjejmë sa më shpejtë një zgjidhje”, ka thënë Mihajlovic pas ndeshjes.