“Krim i organizuar i FFK-së, do t’i bojkotojmë garat nëse nuk ka reformë”

1335

Klubi Futbollistik “Vitia” ka qenë një nga klubet që shumë herë ka reaguar për cilësinë e referimit në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com

Së fundmi, skuadra nga Anamorava ka kërkuan reformë të thellë brenda FFK-së përndryshe do t’i bojkotojnë garat.

Reagimi i plotë nga KF Vitia: 

Reagim: Fc Vitia disa here ka kerkuar nga FFK-ja qe te rritet kualiteti i referimit, por me sa po duket askush spo ka interes per nje gje te till pasi qe po ju kunvenon gurpev kriminale qe jane mbrenda FFK-es. Edhe keto raste ma se shumti shfaqen ne gjirot e fundit duke i demtuar-favorizuar klubet , disa here e kem pontencuar por nuk kemi has ne mirkuptim. Ato fjal po shihen dita dites qe ketu eshte krim i organizuar i FFK-es qe ne gjdo ndeshje ka probleme. Fc Vitia e kundershton gjdo dhune ne futboll por kerkojm perseri nga organet e FFK-es qe te rrisin kulitetetin e referimit dhe te zhduken grupet kriminale. Ne te kunderte ne si klube do ti bojkutojm garat… dhe do te bejm thirrje per nje reforme te thell mbrenda FFK-es. FC Vitia

/Gazeta Sheshi/