Krasniqi zbulon pikën se ku u thye Besa ndaj Prishtinës

300
Leutrim Krasniqi, kryetrajner i Besës

Klubi Futbollistik “Besa” nga Peja ka pësuar disfatë pas dy barazimeve në ndeshjet e fundit, shkruan Gazetasheshi.com

Besa pësoi në shtëpi nga Prishtina me rezultatin 0-3.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i pejanvve, Leutrim Krasniqi.

“Mbetem i kënaqur me angazhimin. Ne patëm raste për të shënuar dhe për ta barazuar rezultatin, por goli i dytë sikurse na preu këmbët dhe na vështirësoi punët. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të punojë për t’u përmirësuar në ato pika ku kemi nevojë”, tha pas ndeshjes Krasniqi.

/Gazeta Sheshi/