Krasniqi tregon se a do të qëndroj te Besa

415

Leotrim Krasniqi, i cili i kishte në duar frenat e skuadrës së Besës, thoshte se nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime në asnjë ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo doli të jetë e vërtetë, madje ju shkaktoj edhe probleme të mëdha skuadrave si Drita e cila ishte duke luftuar për titull, Drenicës, Trepçës ’89 e Feronikelit që në anën tjetër luftuan për mbijetesë. Madje mitrovicasit edhe pse siguruan barazhin nuk e arritën ta mbesin në elitë, pasi në finale të barazhit u mposhtën nga Dukagjini.

Por me gjithë punën e palodhshme të bërë me skuadrën e Besës, Krasniqi e ka pranuar edhe vetë faktin se nga sezoni i ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

Trajneri i cili me parë ka pasur edhe grupmoshat e reja te Prishtinës, në një intervistë për “Sheshin” është ndarë i kënaqur që ka arritur ta fus filozofinë e lojës së tij tek ekip pejan.

“Një përvojë shumë e madhe për mua, të marr këtë përvojë dhe mësim në këtë moshë në elite për karrierën time është shumë e rëndësishme. , dhe jom shume i kenaqur qe arrita ta fus filosofin time te lojes dhe qe ekipi te krijoj nje identitet te lojes”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se gjatë këtyre ditëve do të jetë në bisedime skuadrën e Besës dhe do të shohin se a do të arrijnë marrëveshje për të qëndruar apo do të largohet nga tabori pejan.

“Këto ditë do të bisedojmë me klubin rreth të ardhmes sime dhe do të shohim se ku qendrojmë klubi dhe unë me objektiva, e në baze të kësaj do të vendosim. Pastaj do të shohim edhe se si do të rrjedhin gjërat e tjera, është njerëzore të flas me Besën fillimisht para se të marrë ndonjë vendim”, përfundoi Krasniqi.

Besa gjatë sezonit ka arritur të marrë tri fitore dhe gjashtë barazime, duke e mbyllur në vendin e fundit me vetëm 15-të pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/