Krasniqi rinovon me Ballkani për afro 100 mijë euro

2724

Ermal Krasniqi bëhet zyrtarisht futbollisti më i paguar në Kosovë.

“Indeksonline”, ka raportuar se futbollisti nga Malisheva e ka pranuar ofertën e Ballkanit për të rinovuar me një shumë prej gati 100,000 euro.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka ofruar para të majme për futbollistin në fjalë, derisa pjesë e kësaj marrëveshje është edhe menaxheri i futbollistit Kastriot Telaku, i cili gjithashtu ka qenë një përfitues i madh i kësaj kontrate, e cila është arritur për dy vite.

Për shkak të çmimit astronomik të vendosur nga kompania që menaxhon futbollistin, nga gara u tërhoqën Gjilani dhe Drita, të cilat ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Laçi dhe Shkëndija ishin të interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit, por që kishin ofruar shumë pak para për të.