Krasniqi – Mustafës: Ke nevojë për një edukatore që ta mësojë mirësjelljen

106

Ballafaqimi virtual mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi po vazhdon.

Pak minuta më parë, Krasniqi i ka kthyer përgjigje Isa Mustafës, duke i thënë se ai ka nevojë për një edukatore që t’ia mësojë mirësjelljen.

Krasniqi thotë se Mustafa po e përdor fuqinë e pushtetit për të fyer dhe për t’u treguar arrogant ndaj tij, pasi sipas tij, të verbuarit me pushtet kanë këso sjelle për secilin që merr guximin t’i kritikojë.

Shihni të plotë përgjigjen e Krasniqit drejtuar Mustafës:

KTHIMI NE ORIGJINË

Paraprakisht, kërkoj falje publike për gjuhen e shkalluar të politikes sonë!

Komunikimi i njerëzve të veshur më fuqinë e pushtetit, duhet të jenë shembull për kulturë e edukim, por fatkeqësisht njerëzit të verbuar me pushtet, jo pak herë tregohen arrogant, me secilin që guxon t’ua prish “timin e duhanit”. Shembulli më i keq i komunikimit pas 16/17 vjetëve të lirisë, është komunikimi i

Kryeministrit dhe i pretendentit për president, madje jo vetëm nga 17 shkurtit 2016. Kryeministri po tregon se njeriu edhe mund të bëhet Kryeministër e ndoshta edhe President, por njeri e kanë të vështirë që të behën. Është një fjalë e njohur: “Pashë mund të bëhesh, por njeri jo”.

Fjalori i Isa Mustafës ka kohë që është bërë më shumë se banal. Nuk ka gjë, ai po dëshmon se është kthyer në origjinën e tij të komunistit serbosllav, pra i është kthyer dashurisë se vjetër sllave. Kjo është punë e tij. Paska thënë se po i fry prapanicës se kalit, Isë nëse më ke parë që i kam fryrë prapanicës, ti çka ishe duke bërë aty para meje, pse silleshe aty afër?! Ta dish se ma ke dhëne mundësin më të thënë diçka më shumë, ajo le të kuptohet, se unë nuk po mund të zbres në fjalorin tënd të edukimi sllavikomunist.

Unë të kurseva, nga penalltia që më mundësove të ta beja gol, por për hir të institucionit të Kryeministrit të Kosovës, të shtetit që kam sakrifikuar shumë për të, kur t’i kishe pozita ministrore, po të kursej. Nuk po ta jap gol! Por, Isë, ke nevojë që ta kesh një edukatore që do ta mësoi mirësjelljen!