Koulibaly me zemër të madhe, nis anijen me ndihma për vendin e tij

240

Kalidou Koulibaly një futbollist i madh me zemër të madhe. Në fillim të këtij viti mbrojtësi i Napolit u pikas pranë disa semaforëve në Agnano teksa po u shpërndante veshje si dhuratë disa bashkatdhetarëve për t’i ndihmuar ata që të mbroheshin nga të ftohtit. Në natën e viti të Vitit të Ri ai i dha 500 euro një lypësi jashtë një qendre tregtare në Napoli.

Tani vjen një gjest tjetër i bukur solidariteti nga Senegalezi, i cili të dielën e kaluar, në ditëlindjen e tij të 30-të, dërgoi nga porti i Napolit drejt Senegalit një anije të ngarkuar me ushqime dhe pajisje mjekësore: dy ambulanca, barela, veshje spitalore dhe maska. Ngarkesa duhet të mbërrijë në Dakar për një javë.

Koulibaly ndodhet me pushime në vendin e tij dhe po merr pjesë në nisma të ndryshme të promovuara nga disa shoqata për të ndihmuar fëmijët në nevojë.