Kosova përballet me Gambinë, Dardanët e kërkojnë rezultatin pozitiv!

247

Kosova do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit miqësore për muajin qershor, shkruan Gazetasheshi.com.

Dardanët për ndeshjen e katërt me radhë do të takohen me Gambinë, përfaqësuese kjo që nuk është mposhtur asnjeherë në miqësoret e këtij muaji.

Të besuarit e Challandes do të jenë sërish futbollistë nga Superliga dhe disa të tjerë nga ekipet evropiane, tekniku zviceran këtë duel e cilëson me të vështirë se me Guinenë, ku Gambia e ka mposhtur Guinenë me rezultat 1:0. Ndërsa, Kosova ka humbur me rezultat 1:2 ndaj Guinesë.

Kosova me këtë ndeshje e përmbyll ciklin e miqësoreve për këtë muaj dhe kërkon ta mbyll me një rezultat pozitiv. Dardanët dhe Gambia do të luajnë sot në Antalia te Turqisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nga ora 19:00.

/Gazeta Sheshi/