Kosova mposht Zimbabwen në Kampionatin Botëror të Tenisit

177

Përfaqësuesja e Kosovës në Tenis e ka mposhtur me rezultat 2:0 në meçe Zimbabwen, shkruan Gazetasheshi.com.

Në epërsi Kosovën e kaloj, Donika Bashota, e cila ka arritur të mposhtë tenisteren, Eunice Tadiwanashe Mauchi, me rezultat të thellë 6-1 6-1. Ndërsa, Adrijana Lekaj mposhti Tanyaradzwa Midzi me rezultat 6-2 6-3, për t’i dhënë fitoren Kosovës.

Kosova në kuadër të Kampionatin Botëror ‘Billie Jean King Cup 2021’ në Vilnus, Lituanisë, e ka siguruar vendin e 13-të nga 21 shtetet pjesëmarrëse.

/Gazeta Sheshi/