Kosova kryen nxemjet e fundit para ndeshjes, atmosferë e mirë te “Dardanët”

179

Kosova do të zhvillojë edhe miqësoren e fundit në muajin qershor, shkruan Gazetasheshi.com.

Dardanët do të ballafaqohen me Gambinë në stadiumin “Arslan Zeki Demiric Sports Complex” në qytetin Side të Turqisë.

Sipas orës tonë lokale në Kosovë, ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00. Para ndeshjes është bërë i ditur edhe formacioni zyrtar për ndeshjen përball Gambisë.

Dardanët tani gjysmë ore pa filluar ndeshja kanë bërë edhe nxemjet e fundit para ballafaqimit me Gambinë.

Challandes ka vendos që nga minuta e parë në portë, do ta fusë Betim Halimin.

Formacioni zyrtar: Halimi; Thaçi, Hajrullau, Domgjoni, Bajselmani, Rudhani, Zejnullahu,, Loshaj, Topalli, Daku, Balaj.

/Gazeta Sheshi/