Kosova e mposht Gambinë me super-golin e Hoxhës

367

Kosova ciklin e miqësoreve në muajin qershor e ka mbyllur me fitore, shkruan Gazetasheshi.com.

Dardanët e kanë mposhtur me rezultat minimal prej 1:0 Gambinë, ndeshje kjo që është zhvilluar në Antalia te Turqisë.

Golin për fitoren e Kosovës e ka shënuar Arbër Hoxha, i cili me një goditje tejet të fuqishme e la të shtangur portierin e Gambisë.

Ndërsa në këtë duel vlen të përmendentet se në minutën e 84-të, portieri Betim Halimi e ka pritur një penallti duke ia mohuar golin Gambisë dhe duke siguruar fitoren Kosovës.

/Gazeta Sheshi/