Konfirmohet trajneri i ri i Anglisë

263

Sky Sports raporton se Sam Allardyce do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Anglisë.

Emërimi i tij në këtë pozitë do të bëhet në 24 orët e ardhshme, përcjell Lajmi.net.

Allardyce është një trajner me përvojë në Premierligë. Newcastle United, West Ham United dhe Sunderland, janë disa nga skuadrat të cilat i ka drejtuar.

“Albionët” mbetën pa selektor, pas dorëheqjes së Roy Hodgsonit, pas eliminimit në 1/8 e finales së Evropianit nga Islanda.