Bujar Shabani afër marrëveshjes me skuadrën e njohur

942

Afati kalimtar i verës sa shkon e bëhet më interesant këtë vit.

Bujar Shabani është njëri ndër emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar.

Gazeta “Sheshi” mëson nga burimet afër futbollistit se është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Së fundmi, mesfushori ferizajas ka mbrojtur ngjyrat e Dritës së Gjilanit, ku me këtë skuadër fitoi çdo trofe të mundshëm.

Kujtojmë që Shabani më parë është paraqitur edhe për skuadrat si Ferizaji, Feronikeli dhe karrierë ka bërë edhe tek Skënderbeu në Shqipëri.

/Gazeta Sheshi/