Konfirmohet: Modeli i ri i iPhone do të jetë MASIV! (Video)

168

Unbox Therapy, njëri prej kanaleve më të famshme në YouTube me më shumë se 5M abonentë përfundimisht ka marrë disa nga pamjet preliminare të iPhone 7 Plus (i cili thuhet se mund të quhet edhe ‘iPhone 7 Pro’).

Në modelin e ri të iPhone me ekranin masiv prej 5.5-inç shihen ndryshimet në dizajn, duke përfshirë edhe dy kamerat, mungesa e portit për dëgjuese, Smart Connector si dhe opsioni i iPhone me ngjyrë të kaltërt.

Screenshot-2016-08-03-at-17.49.01

iPhone 7 Plus pritet të jetë edhe më i hollë sesa paraardhësi i tij – iPhone 6S Plus.

Tashmë dihet se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë në fazën e prodhimit dhe se data e debutimit të tyre zyrtar do të jetë në shtator.

E vetmja gjë që ende nuk dihet përfundimisht për modelet e reja të iPhone nga Apple është emri final të cilin do ta vendosë kompania si shtesë, me të cilën ne do ta njohim secilin model.